Aksident i rëndë afër Nishit, 3 të vdekur e 22 të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Nishit, përkatësisht në vendkalimin hekurudhor të Nishit. Mediet serbe shkruajnë se një autobus është përplasur me trenin, ku kanë humbur jetën tre persona.

Marketing

Ndërsa, 22 të tjerë janë lënduar, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish.Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Policisë, auto-ambulancat dhe zjarrfikësit.

Si pasojë e aksidentit, autobusi u nda në gjysmë pas goditjes për trenin.Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.