Aksident i rëndë me motoçikleta në autostradën Tetovë-Shkup

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tetovë- Shkup, në afërsi të rrugës për në hyrje të fshatit Trebosh.

Marketing

Nga Spitali Klinik i Tetovës për portalin TetovaSot kanë thënë se nga aksidenti ka mbetur i plagosur i riu me inicialet S.A i vitit 1985 nga Tetova, i cili për shkak të natyrës së lëndimeve është transportuar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Marketing