Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, kur një makinë ka humbur drejtimin dhe është përplasur me rrethojën e betonit.

Në këtë aksident me lëndime të rënda ka përfunduar një vajzë, e cila po udhëtonte me 52 vjeçarin nga Shkupi me inicialet Sh.S, i cili drejtonte makinën, thuhet në raportin e policisë.

Siç bëhet e ditur, aksidenti ka ndodhur kur 52 vjeçari duke drejtuar makinën “Seat Ibiza” ka dal nga rruga, ka goditur rrethojën e betonit dhe është rrokullisur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet mjekësore nga Tetova, me ç’rast vajza e lënduar është transferuar në Klinikat e Shkupit.