Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh te ura në fshatin Kondovë, shkruan Gazeta Lajm.
Një veturë është shkatërruar tërësisht, pasi është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Marketing

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar për Gazetën Lajm se të lënduara kanë mbetur katër femra që kanë qenë brenda veturës. Njëra prej tyre ka qenë shtatzënë. “Ishte tmerr i vërtetë, mezi i nxorëm nga vetura e shkatërruar tërësisht. Britma dëgjoheshin pa ndërpre. Fatmirësisht nuk ka viktima”, ka deklaruar për Gazetën Lajm një dëshmitar okularë.

Marketing