Aksident i rëndë në Dobrosht, dyshohet edhe për viktima

Në fshatin Dobrosht të Tetovës ka ndodhur një aksident i rëndë ku një veturë e tipit Golf është përplasur me një traktor, raporton Tetova1.

Marketing

Sipas të dhënave të para flitet për aksident të rëndë ku sipas dëshmitarëve okular dyshohet edhe për të vdekur, megjithatë nga policia ende nuk kanë dhënë detaje.

Dëshmitarët thonë se vozitësi i traktorit ka humbur jetën, ndërsa bashkëudhëtari i veturës Golf është në gjendje të rëndë.

Magjistralja Tetovë- Jazhincë llogaritet një ndër rrugët më të rrezikshme në Maqedoni.