Aksident i rëndë në Gostivar, humb jetën 21 vjeçari dhe lëndohen dy të tjerë

Sot rreth orës 12 e 50 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Pedalisht në Gostivar ku humb jetën shoferi 21 vjeçar.

Marketing

Sipas policisë së Gostivari, vetura Fiat Panda me targa të Italisë e drejtuar nga 21 vjeçari A.B ku bashkë me të kanë qenë edhe dy persona tjerë 23 vjeç dhe një tjetër 25 vjeç nga fshati Pedalisht kanë humbur kontrollin dhe kanë fluturuar duke humbur jetën shoferi dhe dy të tjerët kanë marrë lëndime të rënda.

Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Ferid Murati në Gostivar ku vazhdon mjekimi i tyre.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për të zbardhur aksidentin tragjik.

Marketing