Aksident i rëndë në Kurshumli, digjet një autobus

Në rrugën kryesore Prishtin-Nish afër fashatit Kurshumli sot ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.
Sipas mediave serbe, katër njerëz kanë vdekur në këtë aksident dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Marketing

Kanë humbur jetën shoferët e dy automjeteve të përfshira në aksident dhe dy udhëtarë të autobusit që është djegur plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 45 ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus me ç’rast autobusi është djegur.
Drejtoresha e spitalit, Snjezana Arsiç për RTS ka deklaruar se gjashtë persona janë në Qendrën Emergjente të institucionit të kujdesit shëndetësor.

Arsiç për RTS bëri të ditur se një person ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në Qendrën Klinike të Nishit në neurokirurgji. Ndërsa një person tjetër ka lëndime të rënda të gjymtyrëve dhe gjithashtu po dërgohet në Qendrën Klinikën ortopedike në Nish.

Në vendngjarje janë nëpunës policie dhe anëtarë të Departamentit të Situatave të Emergjencave.

Marketing