Aksident i rëndë në qendër të Shkupit

Aksident i rëndë trafiku sonte ka ndodhur në Bulevardin Illinden në Shkup, ku si pasojë ka edhe të lënduar.

Sipas informacioneve jozyrtare, thuhet se ka disa të lënduar dhe se janë transferuar me urgjencë në Spital.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

evn