Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Jazhincë, një person i vdekur dhe një i lënduar

Një banor 50-vjeçar nga fshati Dobrosht ka vdekur, ndërsa një femër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “golf” dhe një traktori.

Përveç viktimës dhe të lënduarve, është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar paranë vendit të aksidentit.
Policia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.

Marketing