Dy persona janë lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Bulevardin Ilinden pranë Fontanës në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve okularë, nëna me një fëmijë ishte në automjetin që humbi kontrollin dhe goditi shtyllën.

Të lënduarit janë transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup. Policia po heton rastin.