Aksident i rëndë në Tetovë, 5 të lënduar

Ka ndodhur një aksident i rëndë në Tetovë ku kanë mbetur 5 të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Ilindenit në hyrje të Tetovës prej Gostivarit gjegjësisht në rrethrrotullimin afër shkollës bujqësore.

Marketing

Siç mëson TS, vetura Opel Corsa është përplasur me BMW ku kanë mbetur 5 të lënduar mes tyre një vajzë ka pësuar lëndime të rënda.

Policia ende është në vendin e ngjarjes dhe vazhdon të merret me zbardhjen e aksidentit.

Marketing