Dje në ora 14 e 20 minuta në rrugën “Ivo lola Ribar” para udhëkryqit me rrugën e “Potokut” në Tetovës, motoçikleta e tipit Kavasaki, pa regjistrim, e drejtuar nga personi F.H. (24) nga fshati Selcë, ka fluturuar nga rruga dhe është përplasur në mbrojtëset metalike, njofton TetovaSot.

Sipas policisë, nga aksidenti lëndime trupore ka marur, bashkëudhëtarja D.H. (18) nga fshati Sllatinë, ajo me veturë tjetër është dërguar në Spitalin klinik në Tetovë ku është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi i SPB Tetovë, thuhet në kumtesën e policisë.