Aksident i rëndë sonte në afërsi të fshatit Llakavicë të Shtipit, 13 persona të lënduar

Trembëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sonte në afërsi të fshatit Llakavicë, Shtip në të cilin morën pjesë dy automjete, ku në njërën transportoheshin emigrantë.

Marketing

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova konfirmoi se dy automjete morën pjesë në aksident, por ajo nuk mund të japë më shumë detaje se si ndodhi, sepse inspektimi nga organet hetimore është në rrjedhë.

Drejtori i Spitalit Klinik- Shtip, Alen Georgiev për MEDIAL-n thotë se në spital janë shtruar 13 persona, 11 prej të cilëve janë emigrantë dhe dy janë shtetas të Maqedonisë të Veriut.

Sipas asaj që është lajmëruar nga mjekët kujdestar, përshtypja e parë është se asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën, por ekzaminimet dhe filmimet janë duke u zhvilluar për t’i përcaktuar dëmtimet.

Fillimisht bëhet fjalë për emigrantë nga Pakistani, ndërsa emigrantët që ndodhen aktualisht në spitalin e Shtipit do të pranohen në dy reparte, ortopedi dhe kirurgji. Georgiev thotë se gjatë natës emigrantët do të testohen edhe për KOVID-19.

Më shumë detaje rreth aksidentit priten gjatë natës së sontme ose nesër.

Marketing