Aksident i rëndë trafiku, humbin jetën dy persona!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje, më 20.06.2021, në ora 14.10 është denoncuar se në rrugën ekspres Shtip-Koçan në Maqedoninë e Veriut, në afërsi të “Tri çezmat” ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur mes veturës “Tojota” dhe “Honda”, ku si pasojë, në vendngjarje kanë humbur jetën dy shoferët.

Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bashkudhëtari në veturën “Tojota”.

Trupat e të pajetëve janë dërgua për obduksion.