Në autostradën Shkup-Tetovë dje ndo ra 15.35 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Në të njëjtën kanë marr pjesë vetura e tipit “Opel Astra” me targa nga Tetova e drejtuar nga N.A.(64) nga fshati Dobroshte dhe vetura e tipit “Ford” me targa nga Shkupi e drejtuar nga N.R.(25) nga Tetova.

N.R. është lënduar dhe dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.