Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara ka ndodhur një aksident me vdekje.

Një automjet tip Passat, me drejtues shtetasin me iniciale Dh.Q., 23 vjeç, banues në fshatin Dukat, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.