29/03/2024
Ballina Lajme Shqipëri Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në mbikalimin e Shën Vlashit në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00

Sikurse njofton policia, 45 vjeçari SH.Z., duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Marketing

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Marketing