Sot rreth orës 7:25 minuta në kilometrin e tetë në rrugën magjistrale nga Shtipi drejt Radovishit ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një furgoni.

Sipas informacioneve të para janë lënduar 17 persona, por që nuk raportohet për lëndime të rënda.

Ndryshe, në këtë rrugë po zhvillohen punime në infrastrukturë. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë thonë se trafiku rrugor është zhvendosur drejt autostradës Radovish-Shtip.