Aksident në Çair, vetura godet çiklistin në vija të bardha

Një person me biçikletë është shtypur nga një makinë në vija të bardha në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair.
Pasi ka marrë lëndime në kraharor personi me inicialet S.S. menjëherë është dërguar në spital.

Marketing

Ngasësi i veturës për TV21 tha se çiklisti shumë shpejt kishte dal në rrugë dhe se nuk ka mundur ta ndal veturën.
“Shkonte nga ana e majtë dhe përnjëherë në mes të udhëkryqit doli nga ana e majtë”.

Ju me çfarë shpejtësi keni vozit?
“40 këtu nuk mund të vozisish më tepër në këtë rrugë”, tha vozitësi.
Nga MPB thonë se kanë bërë ekspertizën e duhur dhe se rasti po hetohet.

“Në ora 9:50 në rrugën Cvetan Dimov, pas mbikalimit të Çaircanja automobili Pezho me targa të Shkupit i drejtuar nga M.GJ goditi këmbësorin S S. I lënduari është dërguar në Qendrën urgjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Hetimi ka mbaruar dhe MPB do ta vazhdoj procedurat e mëtejshme”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe departamenti për siguri në komunikacionin rrugor në Sektorin e Punëve të Brendshme ka kryer kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve dje nga ora 6.00 deri në orën 24.00. Nga kontrolli i kryer nga efektivët e policisë, u konstatua se 37 shoferë e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim. Janë zbuluar edhe 71 vepra të tjera. Ministria e Brendshme njoftoi sot se natën e kaluar, nga ora 21:00 deri 24:00, është bërë kontroll për shkeljet e kryera nga motoçiklistë dhe 26 vepra u zbuluan dhe u sanksionuan. Përveç kësaj, janë vërejtur 43 vepra të tjera.