Aksident në Gajre të Tetovës, 7 të lënduar

Dje rreth orës 16 e10 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Kodra e Diellit, në fshatin Gajre të Tetovës, ka ndodhur aksident trafiku në të cilën kanë marrur pjesë tre automjete me targa të Tetovës: Furgon ,,Ford Tranzit,, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari A.Xh., vetura ,,BMW,, e drejtuar nga 64-vjeçari A.R. dhe vetura ,,Mercedes,, e drejtuar nga 38-vjeçari R.R. të gjithë nga fshati Shipkovicë.

Marketing

Në këtë aksident dy pasagjere në furgonin ,,Ford,, të moshtë 16 dhe 17-vjeçare kanë marur lëndime të rënda trupore, kurse 5 pasagjer tjerë të moshtës 16,17 dhe 19-vjeçe, kanë mbaruar me lëndime trupore.

Të gjithë të lënduarit, me anë të veturave tjera janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Inspektimet komplete në vendin e ngjarjes i ka kryer ekip nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Marketing