Aksident në magjistralen Kërçovë-Ohër, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Drugovës, në rrugën Kërçovë-Ohër që ka ndodhur pasditen e sotme mes një motoçiklete dhe një automjet të rëndë transportues.

Nga SPB – Ohër informojnë se bëhet fjalë për një aksident të rëndë mes motoçikletës dhe automjetit të rëndë transportues, motoçiklisti ka ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor si dhe MPB kanë dalë në terren. MPB-ja do të dalë gjatë ditës së nesërme me detajet për aksidentin.

Për shkak të aksidentit në rrugën në drejtim të Ohrit, para qarkores që i lidh Demir Hisarin dhe Manastirin, trafiku është ende i ndërprerë.