Aksident në Ohër, humbë jetën një motoçiklist

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ohër, me ç’rast një i moshuar ka humbur jetën pasi që është aksidentuar me motoçikletën e tij. Bëhet fjalë për 71 vjeçarin me inicialet T.SH nga fshati Vellgoshti, informon INA.

Marketing

Ai duke drejtuar motorin e tipit “Tomos Sprinter” ka humbur drejtimin në një rrugë kritike me udhëkryq dhe është është përplasur me një shtyllë elektrike. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes duke bërë të ditur se viktima po drejtonte motorin të paregjistruar. Pas plagëve të rëndë, 71 vjeçari ka ndërruar jetë në spital