Aksident në Prishtinë, një kamion godet disa vetura

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’, ka goditur nënë vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas burimeve të KosovaPress, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kahje të kundërt në rrugën ‘Agim Ramadani’.