Aksident në rrugën Dibër- Hanet e Mavrovës, dy të lënduar

Një person i lënduar më rëndë, një më lehtë në aksidentin rrugor që ndodhi paraditen e sotme në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës- Dibër.

Marketing

Sipas informacioneve të SPB të Tetovës, në afërsi së Urës së Boshkut, ka ardhur deri te përplasja e dy veturave “Opel Korsa” me targa të Shkupit i drejtuar nga personi K.N. (60) nga Shkupi dhe vetura “Mercedes” me targa të Dibrës që është drejtuar nga I.M. (40) nga Dibra.

Në aksidentin, drejtuesi i automjetit “Korsa”, i cili ka qenë vetë në veturë, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe bashkë me shoferin e “Mercedesit” i cili ka përfunduar me lëndime të lehta trupore janë dërguar në spitalin e Dibrës.
Pas ndihmës së ofruar, shkupjani është transferuar në Klinikat e Shkupit, ndërsa dibrani është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Është bërë hetimi në vendin e ngjarjes, vlerësimi i dëmit material dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me rastin.

Marketing