Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtunë, në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut, kanë bërë me dije burime për Top Channel.

Bëhet me dije gjithashtu se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku si pasojë raportohen disa persona të plagosur.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.