Aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar, motoçiklisti devijon nga rruga

Rreth orës 21:30 minuta në magjistralen Kërçovë-Gostivar në afërsi të gurroreve ka ndodhur një aksident trafiku. Një motoçikletë duke ardhur në drejtim të Gostivarit ka devijuar nga rruga duke u përplasur në rrethojat mbrojtëse rreth rrugës.

Marketing

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore por është jashtë rezikut për jetë. Në vendngjarje ka dalur autoambulanca dhe ekipi mjekësor ka nisur personin e lënduar drejt Spitalit të Gostivarit.

Në vendngjarje ndodhet ekipi i Policisë së Gostivarit dhe aktualisht rruga drejt Gostivarit ka regjim nën mbikqyrje të policisë. Motoristi nga Tetova ishte në shoqëri të një tjerër motoristi i cili ka kaluar pa pasoja.

Informata, video dhe fotografi nga vendngjarja do tu sjellim në minutat në vazhdim.

Marketing