Aksident në rrugën Kërçovë – Ohër, makina përfshihet nga flakët (VIDEO

Aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër, gjegjësisht në fshatin Kolari. Siç mësohet, në rrugë janë përplasur dy makina ku dhe janë lënduar drejtuesit e automjeteve, shkruan InfoShqip.

Marketing

Pas aksidentit, në vendgjarje ka arritur ekipi i ndihmës së shpejtë dhe të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Kërçovës.

Aktualisht, rruga është e bllokuar nga autoritet policore deri sa të tërhiqet makina nga rrjeta mbrojtëse, pasi siç mund të shihet makina ka qenë gati duke rënë në kanal.

Policia gjendet akoma në vendgjarje duke kryer ekspertiza për zbardhjen e rastit.

Marketing