Aksident në rrugën Radovish-Shtip, vdes 57-vjeçari nga Shkupi

Gjatë ditës së djeshme në rrugën nacionale Radovish-Shtip ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një makine, ku si pasojë jetën e ka humbur 57-vjeçari nga Shkupi.

Marketing

“Më 12.06.2019 në ora 15:35 në rrugën nacionale Radovish-Shtip ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni të tipit “MAN” me targa të Strugës, të drejtuar nga V.B. (52) nga Radovishi dhe një makine të tipit Volkswagen Passat me targa të Shkupit, që po drejtohej nga I.M (57) nga Shkupi. Nga lëndimet e marra gjatë aksidentiti, shoferi i makinës I.M. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Është kryer inspektim nga prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Shtip. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Marketing