Aksident në rrugën Shtip – Radovish, dy të lënduar

Dy vozitës nga Vinica dhe nga Shtipi janë lënduar rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi në rrugën Shtip – Radovish, afër bodrumit të verës IMAKO.

Marketing

Sipas informatave fillestare nga SPB Shtip, në fatkeqësi morën pjesë një kamion “TAM” dhe një furgon, me ç’rast erdhi deri te përplasja mes tyre. Për shkaqet, kompetentët nga SPB thonë se do të informojnë gjatë ditës pas përfundimit të hetimit.

Zjarrfikësit e Shtipit reaguan menjëherë dhe dolën në terren, thotë Toni Atanasov, komandant i njësisë zjarrfikëse të Shtipit. Edhe dy vozitësit janë nxjerrë nga automjetet.
Për momentin komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi dhe po e kontrollon policia rrugore.

Përndryshe, kjo është pikë e njohur e zezë në rrugën Shtip – Radovish ku vazhdimisht ndodhin fatkeqësi të këtilla t[ rënda rrugore, ndërsa një pjesë e tyre përfundojnë edhe me pasoja fatale.

Marketing