Aksident në Shkodër, furgoni me 7 punëtorë del nga rruga dhe përmbyset

Një fugon ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër – Bogë e Malësisë së Madhe dhe është përmbysur.

Marketing

Në fugonin e aksidentuar kanë qenë 7 punonjës të firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qaf Thore-Theth, raporton ABC News.

Furgoni ka dalë nga rruga teksa punëtorët po ktheheshin nga puna.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për viktima por mësohet se shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Marketing