Aksident në Strumicë, lëndohen tre persona

Në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në rrugën Strumicë-Radovish, në udhëkryqin për në fshatin Vasilevë, më lehtë janë lënduar tre persona, informojnë nga spitali i Strumicës.

Marketing

“Ata janë dërguar në spitalin me ndihmën e parë mjekësore dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për lëndime më të lehta”, ka thënë drejtori Naqe Gogov.

Në aksident kanë marrë pjesë katër automjete, ndërsa policia kryen inspektim në vendin e ngjarjes.