Aksident në Tiranë, humb jetën 27-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Tiranë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një motor dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i mjetit të fundit, shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Sakaq, drejtuesi i makinës shtetasi me inicialet P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Marketing

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Marketing