Aksident tek QT “MAVROVASJA”, bllokohet trafiku (FOTO)

Prej më shumë se një orë Shkupi është i bllokuar. Një aksident në afërsi të Qendrës tregtare “Mavrovasja” ka bërë që të bllokohen të gjitha akset që kryqëzohen pranë kësaj qendre me Pallatin e gjykatave. Nga pamja, shikohet një makinë e llojit “Volvo” me targa të Gjermanisë si dhe një makinë “Polo” me targa të Shkupit.

Marketing

Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, ndërkohë që nga informatat e para ende nuk është e qartë nëse ka viktima ose jo. Bllokimi i kryqëzimit pranë Qendrës “Mavrovasja” ka bllokuar krejt itineraret, ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor ende nuk ka marrë masa për zhvendosjen e makinave të dëmtuara.

Marketing