Aksident trafiku, humb jetën një person

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Marketing

Në raportin e MPB-së thuhet se në ora 3 e 48 minuta është denoncuar se në Bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” automjeti i tipit “alfa 147” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.B. (22) nga Shkupi për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru.

Nëaksident bashkudhëtari D.P. (38) nga Shkupi, vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi F.B. u lëndua dhe u dërgua për kurim në Klinikën “Nënë Tereza”.

SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Marketing