Aksident trafiku në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, një këmbësorë ka humbur jetën

Një këmbësorë në Kumanovë e humbi jetën pasi u përplas nga një automobil “Tojota jaris” me targa të Shkupit, kumtoi MPB.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë në dalje të Kumanovës.

Policia ka kryer ekspertizë, ndërsa prej orës 17 ky aks rrugor është i mbyllur për komunikacion.

Marketing