Aksident trafiku në Shkup, dy të lënduar rëndë

Në SPB Shkup dje ishte denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë” dhe rrugët “Brigadat internacionale” dhe “Brigada e 16-të e Maqedonisë” ka pasur një aksident trafiku ndërmjet automjetit të mallrave “mercedes benz”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (67) nga fshati Teranc, i Koçanit dhe një veture të udhëtarëve “daihatsu sirion” e drejtuar nga T.D. (77) nga Shkupi.

Marketing

Siç njoftuan nga MPB, në aksidentin me lëndime të rënda në trup, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, kanë marrë bashkudhëtaret e veturës me udhëtarë, J.D. (27) nga Kavadari dhe M.D. (27) nga Kumanova. Lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, kanë marrë edhe shoferi T.D. dhe bashkudhëtarja nga vetura e udhëtarëve S.T. (270 nga Kavadari. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i SPB Shkup.

Marketing