Aksident trafiku në Strugë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një person ka vdekur kurse pesë persona janë plagosur në një aksident me makinë që ka ndodhur këtë mëngjes në ora 5:45 në rrugën Podmolje në Strugë, pranë fshatit Mislleshevo. Sipas policisë së Ohrit, në aksident është përfshirë një autobus me targa të Ohrit dhe një veturë me targa të Strugës.

Marketing

Në udhëkryq pranë fshatit Mislleshevo ka ndodhur një aksident në të cilin një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Aksidenti i trafiku ka ndodhur në mes të një autobusi me targa të Ohrit dhe një makine nga Struga e cila po drejtohej nga tani më i vdekuri” njoftojnë nga SPB-Ohër.

Nga MPB, shtojnë se janë duke u ndërmarrë masa për të identifikuar të vdekurit.

Marketing