Aksident trafiku në Tetovë, humb jetën një person

Një banor i Reçicës së Madhe, 66 vjeçari I.B ka vdekur sot pasdite rreth orës 15:30 nga lëndimet që i ka marrë në një aksident komunikacioni, kumtoi MPB.

Marketing

Duke drejtuar automjetin “Opel astra” me targa të Tetovës , I.B është përplasur në një shtyllë në rrugën lokale Pirok – Tetovë afër Reçicës së Vogël. Është transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë ku ka ndërruar jetë.
Policia punon në zbardhjen e rastit.