Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shqiptari

Një shqiptar i moshës 40-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në Greqi pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte u aksidentua.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Sarakina në Trikala, shkruan mapo.al.
Makina me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur me një shpejtësi të fortë me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht. “Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh”, shkruajnë mediat greke si Tanea.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses. Këta të fundit, nxorën nga automjeti një të plagosur, i cili mësohet se është një tjetër shqiptar, shok me viktimën. Ai është transportuar për në spitalin e Trikalas.

Ndërsa i ndjeri, është shoqëruar për në morg me ambulancë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.