Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e 29 nëntorit ku për pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçar shqiptar banues në Argenta, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu i cili ishte nuk shoqërohej nga persona të tjerë, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë 22 vjeçari ka humbur jetën në moment.

Karabinierët, dhe ambulanca kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje por pa mundur të bënin gjë.

I riu me origjinë shqiptare punonte në një kompani në zonën e Ravennas.