Aksident tragjik në Itali: Vetura futet poshtë kamionit, vd.es në vend shqiptari dhe shoku i tij (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe një maroken.

Marketing

>
Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën A4 mes Villesses dhe Redipuglias drejt Triestes.

Një makinë “Fiat Bravo” është përplasur me një kamion të ndaluar në një vend pushimi dhe dy personat në mjet kanë gjetur vde.kje.n në vend. Vikti.mat janë dy të rinj punëtorë ndërtimit që po shkonin në punë: Arjan Disha, 28 vjeç dhe Jamal Amaadour, 34 vjeç maroken.

Përplasja ishte aq e fortë dhe dy të rinjtë kanë mbetur të ngecur mes llamarinave të makinës. Makina, e copëtuar plotësisht nën kamion, u lëviz me vështirësi nga zjar.rfikësit dhe nga ndihmësit mekanikë./foto ilustrim

Marketing