Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut: Vdesin dy të rinj

Sot në orën 15:15 dy persona në moshën prej 14 dhe 15 vjet jetën e kanë humbur në një aksident trafiku që ndodhi në urën afër Strumicës, në rrugën lokale mes fshatrave Dobrejci dhe Piperov, konfirmoi zëdhënësja e SPB Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare, traktori me të cilin janë transportuar të dy fëmijët është përmbysur dhe ka rënë në lumë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik, ekipi i ekspertëve nga SPB Strumicë dhe mjeku i mjekësisë ligjore, ndërsa pas konstatimit të arsyeve të vdekjes trupat e fëmijëve u janë dorëzuar familjeve.