Aksidenti i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Shkup, një i lënduar rëndë

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasdite në autostradën Tetovë- Shkup në afërsi të rrugës për në hyrje të fshatit Trebosh.

Marketing

Nga Spitali Klinik i Tetovës për TetovaSot theksojnë se nga aksidenti ka mbetur i plagosur i riu me inicialet S.A i vitit 1985 nga Tetova, i cili për shkak të ashpërsisë së lëndimeve është transportuar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Marketing