Aksidenti me 2 të vdekur në Gramsh, policia jep detaje

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë fshatit Çekrez të Gramshit.

Marketing

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, 28-vjeçari M.Gj., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit por nuk jep detaje për shtetësinë e viktimave dhe të plagosurëve, për të cilët u raportua nga mediat se janë sirianë.

Marketing