Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, ekipet e shpëtimit nxjerrin udhëtarët e aksidentuar

Rreth orës 17:00 një autobus i kompanisë “Durmo Tours” është rrokullisur në autostradën Tetovë-Shkup.

Marketing

Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Marketing