Aksidenti në Çair, nxirren trupat e të vdekurve

Para pak çastesh ekipe të Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së  pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes  kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit. Trupat e pajetë u morën  nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi. Ne vend ngjarje vazhdojnë të mbeten ekipe të zjarrfikësve të policisë dhe të ndihmës së shpejtë.

Marketing

Kujtojmë se sot rreth orës 11:00 dy vëllezër kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vdekurit kanë qenë të punuar në kompaninë ku pronar është  babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit  t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve.

I lënduari për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.

Marketing