Aksidenti në Kroaci/ 26 persona në proces të lirimit nga spitali, trajtimin e vazhdojnë edhe 15 të tjerë

26 persona të lënduar nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, janë në proces të lirimit nga spitali kroat ku po trajtohen, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Marketing

Sipas kësaj ministrie, trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile, përcjell klankosova.tv.

”Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë”.