Aksidenti në Llaskarcë, disa pacientë ende nën mbikëqyrje

Nga personat e lënduar në aksidentin fatal në autostradën Shkup – Tetovë, 7 pacientë ende gjenden nën kujdes intensiv.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga spitali “8 shtatori”, ku prej natës së fatkeqësisë janë trajtuar numri më i madh i udhëtarëve të lënduar, tre nga gjithsej katër pacientët që janë në kujdes intensiv në këtë spital kanë përmirsim të gjendjes së tyre shëndetësore, kurse gjendja e njërit pacientë edhe më tej mbetet e pandryshuar. Sipas specialistit Jasmin Ciriviri, një pacient nuk është më nën kujdes intensiv dhe është transferuar në repartin e traumatologjisë.

Jasmin Ciriviri, spitali “8 Shtatori”
“Katër pacientë janë nën kujdes intenziv. Ka përmirsim të theksuar tek këta pacientë të cilët kanë qenë nën mjekim operativ, me lëndime të stomakut. Fillon të rikthehet funksioni i organeve të brendshme të tretjes. Njëri nga pacientët që është në respirator, tregon shenja të zgjimit, derisa tek tjettri gjendja është e pandryshueshme. Dy janë me parametra të duhur vital, pra tensioni, rrahjet e zemrës, e kështu me radhë”.

Me qenë se gjatë ditës së djeshme përveç gjashtë personave, është lëshuar për mjekim shtëpiak edhe një pacientë tjetër, Ciriviri bënë të ditur se në këtë spital po vazhdojnë të trajtohen 18 pacientë. Por pasi edhe gjendja e tyre është përmirsuar dhe janë definuar lëndimet në organet e brendëshme mjeku tha se ditët në vijim do të lëshohet edhe një numër i madh i pacientëve, ndërsa do të mbeten vetëm ata pacientë që kanë nevoj për mjekim operativ.

Kurse në Qendrën Klinike siç bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë po trajtohen gjithsej gjashtë pacientë, nga të cilët 3 janë në Klinikën për Anestezi, reanimim dhe kujdes intensiv – KARIL, kurse dy prej tyre janë në një gjendje të qëndrueshme.

Ministria e Shëndetësisë
“Pacienti i cili është shtruar në spital në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe pacientja (shtatzënë) në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë janë gjithashtu në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërsa për momentin është duke u kryer operacion ndaj nëjrit prej pacientëve nga neurokirurgjia”.

Ministria ka njotuar se edhe pacientja e cila gjendet në spitalin e Tetovës është në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile./SHENJA/

Marketing