Aksidenti në Llaskarcë: Vazhdojnë hetimet, së shpejti rezultate konkrete

Hetimet rreth aksidenti të 13 shkurtit që ndodhi në magjistralen Shkup-Tetovë, me ç’rastë humbën jetën 15 persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, janë në vazhdimn e sipër dhe pritet që së shpejti organet kompetente të dalin me rezultate konkrete, përfshi edhe shkaqet e aksidentit.

Marketing

“Organet kompetente vazhdojnë hetimin, shpresojmë se MPB-ja dhe organet kompetente së shpejti do të dalin me rezultate konkrete për shkaqet e aksidentit. Deri më tani në Qeveri nuk ka pasur ndonjë detaj më të hollësishëm lidhur me tragjedinë që ndodhi në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, ku humbën jetën 15 persona”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.