Aksidenti në Maqedoni, zbulohet identiteti i shqiptarit nga Kukësi

Pak ditë pas aksidentit tragjik në Maqedoni si pasojë e të cilit humben jetën 15 persona, rezulton se një nder të aksidentuarit është shtetas nga Shqipëria. I aksidentuari i moshës 46 vjeç është regjistruar në spital si Fikiri Mici, por që identiteti i vërtet dyshohet të jetë Fiqiri Mici me origjinë nga fshatrat e Kukësit dhe me banim në periferitë e Tiranës.

Marketing

Lajmi është konfirmuar gjatë një interviste për News24 nga doktori që kryesoi ekipin e mjekëve që iu dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve në rrugën Shkup-Tetovë, dr. Ridvan Bajrami. Sipas të mbijetuarve të aksidentit, Mici sipas bisedave që kishte bërë me bashkudhëtarët po kthehej nga Turqia.

Ndërkohë mjeku i konsideruar si heroi i luftës për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar për 27 orë me radhë thotë se po bën çfarë është e mundur të shpëtojë shqiptarin, duke thënë se është diplomuar në Tiranë dhe ia ka borxh.

Doktor Ritdvan Bajrami flet dhe për gjendjen e të mbijetuarve të tjerë të cilët vijojnë të jenë nën terapi intensive në spitalin e Shkupit.

Autobusi u përmbys në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, mbrëmjen e së mërkurës së 13 shkurtit, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 15 persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur./